dec 1, 1943 - Legaliteti dhe Balli shpallen tradhtarë
Description:
Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar vendosi zyrtarisht përjashtimin e Abaz Kupit nga Këshilli dhe Shtabi i Përgjithshëm si dhe porositi organizatën që të demaskonte Legalitetin si organizatë tradhtare.
Për shkak të bashkëpunimit të hapur të BK dhe Legalitetit me autoritetet Naziste dhe marrëveshjeve për të mos i goditur forcat e Vermahtit në Shqipëri, pas mbledhjes së Këshilit të Përgjithshëm PKSH lëshoi direktivën për të shkatërruar me armë organizatat dhe forcat e armatosura jashtë Frontit Nacional-Çlirimtar duke e quajtur luftën kundër tyre si pjesë përbërëse të luftës së përgjithshme kundër pushtuesit. Shtabi i Përgjithshëm u dha urdhër reparteve e njësive partizane të spastronin nga forcat e tjera të gjitha krahinat e çliruara. Ndërsa misionet britanike vazhduan të qëndronin pranë këtyre forcave.
Added to timeline:
Date: