Operacioni "1828" (19 dic 1943 anni – 23 dic 1943 anni)
Descrizione:
ria naziste gjermane zhvilloi operacionin e koduar “1828” në krahinat e Çermenikës dhe Martaneshit. Për këtë operacion komanda gjermane angazhoi një efektiv me rreth 6500 forca të rregullta ushtarake dhe 1500 forca balliste, zogiste e ushtarë të ushtrisë kuislinge kundrejt 2000 forcave partizane të Brigadës II Sulmuese, batalionit të Çermenikës dhe batalionit të Martaneshit. Në këtë zonë ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH bashkë me misionin SOE Britanik të kryesuar nga Gjeneral Brigadier Edmund Dejvis.
Ushtria gjermane arriti të shpartallojë Brigadën II Sulmuese por nuk arriti ta asgjësojë plotësisht atë. Dëme të mëdha i shkaktoi edhe Brigadës III Sulmuese. Gjatë operacionit Shtabi i Përgjithshëm ra në rrethim të plotë dhe përkohësisht humbi aftësinë komanduese. Por më vonë arriti të çante rrethimin dhe kaloi në jug të vendit. Misioni britanik u shkput prej Shtabit të Përgjithshëm me dëshirën e vet.
Aggiunto al nastro di tempo:
Data:
19 dic 1943 anni
23 dic 1943 anni
~ 4 days