15 marzo 1943 anni - Protokolli Dalmaco-Këlcyra
Descrizione:
Komiteti Qendror i BK (KQBK) nënshkroi me kryekomandantin italian një protokoll të fshehtë, të njohur me emrin “Dalmaco-Këlcyra”, me anë të të cilit merrte përsipër të mos lejonte asnjë goditje kundër trupave italiane dhe të ndihmonte operacionet ndëshkuese të tyre në Shqipërinë e Jugut.
Njëkohësisht fashistët emëruan kryeministër të qeverisë Maliq Bushatin, mbështetës i BK, shpallën krijimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare e të Gjindarmërisë Shqiptare, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis shtetit italian dhe shtetit shqiptar, zëvendësimin e Partisë Fashiste Kombëtare Shqiptare me Rojën e Shqipërisë së Madhe, etj, gjithnjë në suazën e bashkimit të Shqipërisë me Italinë.
Aggiunto al nastro di tempo:
Data: