14 nov 1940 anni - Greqia hidhet në kundërsulm
Descrizione:
Ushtria greke u hodh në kundërsulm dhe deri në datën 23 Nëntor kishte mbërritur në vijën Himarë - Këlcyrë - Korçë - Tomorricë - Pogradec. Shkakun e thyerjes së ushtrisë italiane, në një letër drejtuar Hitlerit, Musolini ia atribuonte dezertimeve shqiptare*.
Zyrtarisht Greqi deklaroi se po luftonte kundër fashizmit dhe për çlirimin e Shqipëri. Në të vërtetë qeveria greke nuk kishte asnjë plan t’i lëshonte territoret e zëna. Qeveria Britanike i njohu zyrtarisht Greqisë të drejtën e aneksimit të territoreve shqiptare që kishte arritur të pushtonte si rezultat i kundërsulmit.
*Ky ishte thjeshtë nje justifikim politik. Batalionet shqiptare nuk kishin ndonjë ndikim të madh në rezultatin e luftës.
Aggiunto al nastro di tempo:
Data: