Operacioni "Seydlitz" (7 jan 1944 ano – 18 jan 1944 ano)
Descrição:
Ushtria naziste gjermane zhvilloi operacionin e koduar “Seydlitz” në krahinat Tomoricë, Skrapar, Vithkuq, Voskpojë me drejtim përfundimtar krahinën e Oparit. Për këtë operacion komanda gjermane angazhoi një efektiv me rreth 5000 forca ushtarake të rregullta dhe 3500 forca të Ballit kundrejt tre grupeve dhe batalionit “Margarita Tutulani” të qarkut të Beratit, pesë batalioneve të qarkut të Korçës dhe Brigadës IV Sulmuese me rreth 2000 partizanë.
Ushtria gjermane arriti të depërtojë thellë deri në krahinën e Oparit dhe të rrethojë Brigadën IV Sulmuese por nuk arriti t’i shkaktojë asaj dëme. Nëpërmjet një manovro taktike, Brigada IV Sulmuese bashkë me 3000 civilë arriti të çajë rrethimin dhe të kalojë në krahinën e lirë të Përmetit.
Adicionado na linha do tempo:
Data:
7 jan 1944 ano
18 jan 1944 ano
~ 11 days