28 maio 1944 ano - Urdhri për mësymjen e përgjithshme
Descrição:
Komanda e Përgjithshme i dha urdhër UNÇSH të hidhej në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë dhe për shkatërrimin e plotë të Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe të gjitha forcave kolaboracioniste. Divizioni I Sulmues u ngarkua të kalonte në mësymje kundër armiqvenë veri të Shkumbinit.
Maj 1944 Zgjerimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, si dhe përfundimet e arrritura nga mësymja pranverore e UNÇSH, e detyruan komandën gjermane të ndërmerrte një mësymje tjetër me përmasa strategjike për të asgjësuar UNÇSH dhe për të shkatërruar pushtetin e këshillave nacional-çlirimtare. Plotësimi me sukses i këtyre objektivave do të mundësonte që në Shqipëri të krijohej një zonë e qetë, ku forcat gjermane të manovronin me lehtësi nga thellësia e Ballkanit drejt bregdetit shqiptar dhe të lëviznin të sigurt në rrugëkalimet gjatë tërheqje për në veri.
Adicionado na linha do tempo:
Data: