1 jul 1943 ano - Operacioni i Përmetit
Descrição:
U zhvillua sulmi në vijën Përmet-Kuqar-Gryka e Mezhgoranit-Qafa e Kiçokut. Në të morën pjesë batalionet “Fuat Babani”, “Ali Kelmendi”, “Themistokli Gërmenji”, “Hakmarrja”, dhe një pjesë e batalionit “Riza Cerova”, çetat “Koto Hoxhi”, “Musa Fratari”, “Tomorri”, dy çeta të krahinës së Përmetit dhe një e Oparit, si dhe çeta vullnetare territoriale.
Në kuadër të këtij sulmi, në 6 korrik u bë edhe goditja e parë kundër trupave gjermane në Barmash, në rrugën Korçë-Janinë. Në këtë goditje morën pjesë çeta “Tomorri” dhe çetat territoriale vullnetare.
Adicionado na linha do tempo:
Data: