28 out 1940 ano - Italia fashiste sulmon Greqinë
Descrição:
Italia sulmoi Greqinë me qëllim për ta pushtuar. Për këtë qëllim ushtria italiane vuri në dispozicion rreth 100.000 forca të organizuara në 32 divizione në përbërje të Armatës II dhe IX të Gruparmatës “Lindja” me qendër në Tiranë. Ushtria italiane e theu kufirin grek por nuk arriti të hynte në thellësi të Greqisë.
Si pjesë e ushtrisë fashiste ishin organizuar edhe disa batalione shqiptare me rreth 3500 trupa, shumica e të cilëve dezertuan, ndër ta edhe Spiro Moisiu. Batalionet “Taraboshi”, “Tomorri”, “Dajti”, “Korata”, u shthurën dhe shumë ushtarë nga batalionet e grupet e tjera R19A, nga rojat e financës, etj, braktisën frontin ose u larguan nga kazermat. Ushtarët shqiptarë që dezertuan nga fronti italo-grek, dolën në mal dhe prej andej goditnin trupat italiane. Kështu, afër malit Trebeshinë luftonin rreth 200 veta, kurse një grup tjetër vepronte në Tomoricë.
Qeveria Britanike britanike nuk bëri asnjë deklaratë për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë gjithë vitit 1940 ministria britanike e luftës bëri tentativa për të organizuar kryengritje lokale në territorin e Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmën luftës greke. Ndër to edhe një plan për të organizuar një ndërhyrje të armatosur nga Kosova nën udhëheqjen e Gani Kryeziut. Të gjitha tentativat u kundërshtuan nga qeveria greke, e cila nuk donte asnjë kryengritje të përgjithshme shqiptare, por vetëm çeta lokale.
Adicionado na linha do tempo:
Data:
Imagens:
![]()