17 mars 1943 - Konferenca I e PKSH
Description:
U zhvillua në Labinot Konferenca e I-rë e Vendit të PKSH. Në konferencë merrnin pjesë 70 delegatë që përfaqësonin rreth 700 anëtarë partie. Në këtë konferencë theksi u vendos tek zgjerimi i luftës dhe marrëdhëniet me BK.
Gjatë kësaj periudhe në Vlorë u krijua grupi fraksionist i Sadik Premtes dhe Pali Tërovës, të cilët deklaruan se nuk e njihnin komitetin qarkor të PKSH të Vlorës. Ky fraksion gëzonte mbështetjen e komandës së çetës “Plakë” të Vlorës. Fraksioni hyri në bashkëpunim me BK të Vlorës dhe bëri përpjekje për të organizuar një lëvizje të armatosur kundër çetave partizane. Në letrat dërguar në qarqe të ndryshme të vendit, si arsye e revoltimit paraqiteshin vendimet e padrejta që kishte marrë PKSH kundër Anastas Lulës, Sadik Premtes dhe fraksionistëve të tjerë.
Për zgjidhjen e kësaj çështjeje në Vlorë shkuan Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu. Ata arritën të kthejnë situatën në favor të PKSH, ndërsa Sadik Premtja u arratis në qytetin e Vlorës, i cili ishte ende nën sundimin italian. Në maj çdo gjë kish marrë fund.
Ajouté au bande de temps:
Date: