16 sept. 1942 - Konferenca e Pezës
Description:
U mbajt Konferenca e Pezës. Në të morën pjesë, veç komunistëve, edhe nacionalistë të rrymave të ndryshme, ndër ta edhe Abaz Kupi. Partia Komuniste i bëri thirrje për pjesëmarrje në Konferencë edhe nacionalistëve të tjerë si Mithat Frashërit dhe disa të tjerëve, të cilët në atë periudhë nuk e kishin shprehur ende hapur qëndrimin e vet. Këta nacionalistë e bojkotuan Konferencën.
Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar (të përkohshëm) dhe pranoi njëzëri platformën e Luftës Nacional-Çlirimtare (LANÇ). Objektivat e platformës ishin: lufta pa kompromis ndaj pushtuesve fashistë; ngritja e këshillave nacional-çlirimtare; organizimit i një fronti të përbashkët i të gjithë shqiptarëve; luftë e organizuar kundër Bankës bujqësore, shoqërive anonime italiane dhe gjithë shfrytëzuesve që nxjerrin fitime me ndërmjetësinë e pushtuesve. Konferenca e Pezës hodhi themelet e Frontit Nacion-Çlirimtar.
Ajouté au bande de temps:
Date: