Konferenca II NAÇL (4 Sept 1943 Jahr – 9 Sept 1943 Jahr)
Beschreibung:
U mblodh Konferenca II Nacional-Çlirimtare. Në konferencë u dënua zyrtarisht marrëveshja e Mukjes si një akt që cënonte parimet themelore të Konferencës së Pezës dhe ishte kundër interesave të luftës e të bashkimit të popullit shqiptar dhe u hodh parulla “Të njihen këshillat nacional-çlirimtare si i vetmi pushtet i popullit në Shqipëri”. Gjithashtu në Konferencë u vendos që të demaskohej politika e BK por ndërkohë të mbahej hapur mundësia për të bashkëpunuar me organizatën vetëm në bazë të platformës së Konferencës së Pezës.
Ditën e përfundimit të Konferencës erdhi në Shqipëri lajmi i kapitullimit të Italisë.
Pas kapitullimit të ushtrisë italiane, rreth 15 mijë ushtarë të Divizionit “Areco” u dorëzuan tek UNÇSH. Prej tyre rreth 1500 italianë u inkuadruan në radhët e UNÇSH.
Zugefügt zum Band der Zeit:
Datum:
4 Sept 1943 Jahr
9 Sept 1943 Jahr
~ 5 days