1 Aug 1943 Jahr - Mbledhja e Mukjes
Beschreibung:
U zhvillua në Mukje të Krujës mbledhja mes Frontit Nacional-Çlirimtar të përfaqësuar nga Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Shefqet Beja, Medar Shtylla, Haki Stërmilli, Gogo Nushi dhe Ballit Kombëtar të përfaqësuar nga Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Thoma Orollogaj, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, major Raif Fratari, Nexhat Peshkëpija, Halil Mëniku, Ismail Petrela, Vasil Andoni, N.Kolonel Jahja Çaçi. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe oficeri britanik i SOE Majori Stephan.
Qëllimi i mbledhjes ishte që të dy forcat të gjenin gjuhën e përbashkët dhe të mundësonin bashkëpunimin në luftë kundër pushtuesve. Në këtë mbledhje u nënshkrua një marrëveshje me 5 pika:
Të formohet një komitet i përbashkët lufte me emrin "Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë".
Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë ka për qëllim realizimin e këtij programi:
Luftë imediate kundër armikut okupator për çlirimin e Shqipërisë.
Indipendencën e plotë të Shqipërisë në kufijtë e 1913-ës dhe realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar të viseve të banuara prej shqiptarësh, në virtut të parimit të përgjithshëm të vetëvendosjes së popujve, të njohur universalisht dhe garantuar prej Kartës së Atlantikut.
Një Shqipëri të lirë independente, demokratike të vërtetë.
Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal.
Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë pushon të ekzistojë me formimin e një qeverie provizore.
Menjëherë pas nënshkrimit Balli Kombëtar bëri një proklamatë publike ku propagandoi pikat e marrëveshjes.
PKSH e hodhi poshtë marrëveshjen dhe i dënoi firmëtarët e saj.
Zugefügt zum Band der Zeit:
Datum:
Abbildungen:
![]()