33
/de/
AIzaSyB4mHJ5NPEv-XzF7P6NDYXjlkCWaeKw5bc
November 1, 2025
8036410
763515
2
Public Timelines
FAQ Das Premium bekommen

1 Nov 1942 Jahr - Formohet Balli Kombëtar

Beschreibung:

U formua organizata e Ballit Kombëtar (BK) me në krye Mithat Frashërin. BK deklaroi se nuk e njihte Konferencën e Pezës dhe botoi programin e vet të quajtur dekalog për shka se kishte dhjetë pika. Pikat kryesore të programit të BK ishin:

Luftojmë për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar;
Luftojmë për Shqipëri të lirë, etnike, demokratike me baza shoqërore moderne;
Luftojmë për një Shqipëri të rregulluar nga aspekti ekonomik dhe shoqëror;
Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të kombit kundër pushtuesit.

BK krijoi disa çeta ilegale në male dhe organizoi “këshillat” të BK që do të shërbenin si kondrapeshë e “këshillave nacional-çlirimtare”. BK këshillonte popullin shqiptar të mos luftonte me armë kundër pushtuesve italianë, sepse një luftë e tillë do të sillte asgjësimin e kombuit shqiptar. Parrulla kryesore e BK ishte “Të presim kur të vijë koha”. Organizata e BK u pozicionua politikisht si kundërshtare e FNÇ.

Zugefügt zum Band der Zeit:

Datum:

1 Nov 1942 Jahr
Jetzt
~ 83 years ago

Abbildungen: