8 Nov 1941 Jahr - Formimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë
Beschreibung:
U mbajt në ilegalitet mbledhja e grupeve komuniste (i Korçës, Shkodrës dhe i “Të Rinjve”) për themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH). Përveç antarëve të grupeve, në këtë mbledhje ishin pjesëmarrës edhe dy të dërguar të Partisë Komuniste Jugosllave, malazezi Miladin Popoviç dhe serbi Dushan Mugosha. Miladin Popoviç ishte shpëtuar nga kampi fashist i Përqendrimit në Peqin si rezultat i një aksioni të organizuar nga grupet komuniste, ndërsa Dushan Mugosha kishte ardhur nga Kosova. Të dërguarit e PKJ kishin qenë kuadro drejtues të PKJ në Kosovë dhe kishin për detyrë që të shërbenin si ndërmjetës për bashkimin e grupeve komuniste shqiptare në një parti të vetme. Për udhëheqjen e partisë u zgjodh Komiteti Qendror i Përkohshëm prej 7 vetësh.
Pas themelimit të saj PKSH shpalli qëllimet strategjike:
Të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike në një Shqipëri të lirë prej fashizmit.
Të bashkohemi me të gjithë nacionalistët që duan me të vërtetë Shqipërinë e lirë, me të gjithë shqiptarët e ndershëm që duan të luftojnë kundër fashizmit.
Të përgatitim politikisht dhe ushtarakisht popullin drejt kryengritjes së përgjithshme me armë, duke përmbledhur në luftë të gjitha fuqitë patriotike dhe antifashiste.
Luftën tonë nacionalçlirimtare ta lidhim ngushtë me luftën heroitke të Unionit Sovjetik, që gjendet në ballë tëluftës kundër fashizmit.
Zugefügt zum Band der Zeit:
Datum: